Netanyahu takohet me përgjegjës rusë për të evituar përplasje në Siri

Bota

Netanyahu takohet me përgjegjës rusë për të evituar përplasje në Siri

Më: 29 janar 2019 Në ora: 20:13
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutoi sot me dy përgjegjës rusë për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak në Siri për të evituar përplasje mes ushtarëve në këtë vend, njoftoi kryeministria izraelite.

Bisedimet u fokusuan kryesisht mbi Iranin dhe situatën në Siri, si dhe mbi përforcimin e mekanizmit të koordinimit ushtarak mes ushtrive (ruse dhe izraelite) për të evituar përplasje”, theksoi zyra e kryeministrit izraelit në një komunikatë, pa dhënë detaje të tjera.

“Gjatë këtij takimi, i dërguari i Kremlinit për Sirinë, Alexandre Lavrentiev dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Serguei Verchinine ritheksuan angazhimin e Rusisë për ruajtjen e sigurisë kombëtare të Izraelit”, thuhet në këtë komunikatë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat