Kim do të udhëtojë me tren drejt Vietnamit për samitin e dytë me Trump

Bota

Kim do të udhëtojë me tren drejt Vietnamit për samitin e dytë me Trump

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Kim Jong-un dhe Donalt Trump

Ai pritet që të udhëtojë me tren për samitin e dytë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kështu kanë thënë për Reuters, dy burime që kanë njohuri direkte me sigurinë dhe planin e logjistikës.

Udhëtimi me tren thuhet se mund t’i marrë Kim dy ditë e gjysmë kohë për të kaluar mijëra kilometra përgjatë Kinës prej kryeqytetin verikorena, Pjonjang deri në Vietnam, në mënyrë që të arrijë sipas planit më 25 shkurt.

Treni do të ndalet në stacionin e Dong Dang në kufirin vietnamez, ku më pas Kim do të udhëtojë për 170 kilometra me veturë drejt Hanoit, kanë thënë burime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat