Gjendet anija plot me marinarë të vdekur për të cilët nuk kishte dëgjuar askush

Bota

Gjendet anija plot me marinarë të vdekur për të cilët nuk kishte dëgjuar askush

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:55

Historia e një anijeje të braktisur të marinarëve të vdekur po tregohet për dekada, edhe pse shumë detaje dhe informacione kyçe mungojnë, por shumë besojnë se është e vërtetë dhe se ky mister ende nuk është zgjidhur.

Ishte një ditë e gëzuar, me diell në qershor 1947 ose në shkurt 1948, pasi data e saktë nuk është e konfirmuar. Të gjitha anijet që lundruan midis Sumatrës dhe Malajzisë përmes ngushticës së Malaccait, morën një sinjal të papritur ndihme. Duket sikur sinjali vinte nga askund.

Anija më e afërt 'Silver Star' ndryshoi drejtimin dhe menjëherë u nis drejt zonës për të cilën zyrtarët e navigacionit caktuan koordinatat, si vendi i aksidentit. Thirrja për ndihmë erdhi nga anija holandeze e ngarkesës SS Ourang Medan që do të thotë "Njeriu nga Medan" në gjuhën malajziase.

Anëtarët e ekuipazhit të "Silver Star" zbuluan shpejt anijen në distancë. Ndërsa ata iu afruan, dukej se ekuipazhi ishte vrarë tashmë. Kapiteni i "Silver Star" po përpiqej të krijonte një lidhje radio me ekuipazhin, megjithatë, askush nuk u përgjigj. Dhe pastaj ata iu afruan edhe më shumë dhe një pjesë e ekuipazhit të tij dërgoi një barkë ndihmëse për të hetuar atë që po ndodhte. Ajo që i priste në kuvertë dhe nën të saj, supozohet se nuk do të shihej as në filmat më të këqij horror.

Asnjë njeri nuk ishte i gjallë, vetëm trupat e shpërndarë nëpër kuvertën e anijes. Kufomat kishin grimasa që dëshmonin se kishin pësuar një agoni të tmerrshme, por nuk kishte shenja të luftimit apo të plagosjes. Anija nuk kishte pësuar dëmtime, por marinarët kishin gojën dhe sytë hapur, me duar të shtrira përpara dikujt ose diçka, duke bërtitur nga dhimbja dhe frika.

Brenda anijes kishte skena të njëjta. Trupi i kapiteni u gjet në urën e komandës. Çdo anëtar i ekuipazhit ishte pikërisht aty ku duhej të ishte. Edhe inxhinierët kishin vdekur në pjesën e prapme të motorit, dhe operatori i radios që dërgoi sinjalin e ndihmës së fundit kishte mbetur i ngrirë pranë  telegrafit me dorën e vendosur mbi aparat.

Ekspedita e tmerruar e 'Silver Star' shpejt la anijen dhe sugjeroi që 'Ourang Medan' të dërgohej në portin më të afërt. Megjithatë, sapo dolën në anijen e tyre, 'Ourang Medan' lëshoi një tingull të çuditshëm dhe papritmas u hodh në erë nga një shpërthim i fuqishëm që e ngriti mbi ujë dhe u fundos shpejt, transmeton KosovaPress.

Edhe sot, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht me ekuipazhin dhe anijen. Disa thonë se anija mbante armë biologjike, kështu që qeveria donte të shkatërronte gjurmët. Të tjerë argumentojnë se ishte anije kontrabande që transportonte nitroglicerinë ose cianid kaliumi. Pretendimi i tretë ishte se nga plasaritjet nën anije kishte dalë metani.

Është absurde që nuk ka prova për këtë ngjarje. Asnjë shënim nuk përmend anijen 'Ourang Medan', as nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me incidentin.

Po ashtu, anija "Silver Star" ka ekzistuar, por në atë kohë ishte në ujërat rreth Brazilit. Edhe pse të gjithë pretendonin se e gjithë kjo ishte shpikur, një burim përmendi se anija mbante një 'ngarkesë të pa regjistruar' dhe se shumica e ekuipazhit vdiqën nga tymi që rrodhi prej rezervuarit.

Me pak fjalë, misteri i anijes 'Ourang Medan” nuk është zgjidhur kurrë deri në fund, shkruan Vintage News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat