Të dielën në Turqi mbahen zgjedhjet lokale

Bota

Të dielën në Turqi mbahen zgjedhjet lokale

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:56
Zgjedhjet në Turqi

Turqia këtë të diel do të mbajë zgjedhjet e para lokale nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Në këto zgjedhje do të garojnë 12 parti politike dhe kandidatë të pavarur, kurse qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin krerët për gjithsej 1.389 komuna, përfshirë 30 bashki metropolitane, 51 provinca, 519 distrikte të bashkive metropolitane, 403 distrikte dhe 386 qyteza, transmeton Zyrtare.

Fushata zgjedhore, e cila ka filluar dy muaj më parë, ka kaluar në një garë elektorale të zhvilluar në një klimë demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat