5 milionë të vdekur nga ajri i ndotur

Bota

5 milionë të vdekur nga ajri i ndotur

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Ajri i ndotur po ul ndjeshëm jetëgjatësinë e njerëzve në të gjithë botën. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Amerikan, ajri i ndotur në vitin 2017 shkaktoi mbi 5 milionë vdekje.

Sipas studimit, ndotja për shkak të industrializimit, trafikut rrugor, apo përdorimit të druve dhe gazit për ngrohje e gatim, po rrit vdekshmërinë.

“Vendet më të prekura, kryesisht në Kinë dhe Indi, ku raportohen 1.2 milionë vdekje nga ndotja e ajrit çdo vit si edhe një sërë sëmundjesh të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.” Jetët e fëmijëve mund të shkurtohen me afro 30 muaj.

Ajri i kontaminuar paraqet po aq rrezik për shëndetin e të rriturve. Studiuesit vlerësojnë se ka një lidhje të ndërsjellë mes nivelit të grimcave të rrezikshme dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Shtetet si SHBA-ja, Norvegjia, Kanadaja apo Suedia raportojnë cilësinë më të lartë të ajrit në botë ndërsa ato në zhvillim paraqiten më dobët.

Në studim është analizuar edhe Shqipëria, ku nënvizohet se janë shënuar hapa përpara për uljen e ndotjes së ajrit nga viti në vit, por numri i viktimave si pasojë e tij ka ardhur duke u shtuar. Shqipëria paraqitet më mirë se shumica e vendeve të tjera Ballkanit për sa i përket nivelit të ndotjes dhe numrit të viktimave të shkaktuara prej saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat