Rrotullohet autobusi, 25 të vdekur

Bota

Rrotullohet autobusi, 25 të vdekur

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Në Yolosa në veri të Bolivisë njëzet e pesë persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga duke u rrëzuar në një greminë 300 metra.

Ngjarja ka ndodhur në Yolosa në veri të Bolivisë. Ndërsa sipas hetimeve të para shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e autobusit.

Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat