Irani prezanton bunkerin nëntokësor, lancon raketën gjigande - Bota Sot
Irani prezanton bunkerin nëntokësor, lancon raketën gjigande

Bota

Irani prezanton bunkerin nëntokësor, lancon raketën gjigande

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:55
Foto

Irani ka zbuluar bunkerin nëntokësor të raketave, pëmes një videoje dhe pamjet i ka transmetuar direkt në televizion.

Videoja shfaq një tunel të gjatë thellë në tokë i pajisur me raketa, kamionë dhe pjesë të tjera që përbëjnë sistemin raketor Qiam Në hyrje të bunkerit shihen posterët e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentit Hassan Rouhani. Menjëherë pas posterave të liderëve, hapen dyert e çelikta, dhe pas një “udhëtimi” të shkurtër, shfaqet koka e raketës, e cila më pas vendoset në rup të raketës, e më tej lancohet, raporton “Daily Mail”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka hedhur poshtë pretendimet e vendeve arabe se raketa mund të rrezikojë stabilitetin rajonal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...