Presidenti meksikan me akuza të rënda ndaj Trump

Bota

Presidenti meksikan me akuza të rënda ndaj Trump

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 00:51
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka hedhur akuza ndaj presidentit amerikan Donald Trump pasi që ky i fundit shtoi një taksë prej 5% ndaj të gjitha produkteve meksikane.

“Brenda natës, Trump ka kthyer SHBA-në nga një vend i dashurisë dhe mikëpritjes ndaj emigrantëve në një vend të errët, ku ka linçim, keqtrajtim, abuzim, persekutim dhe një refuzim të së drejtës për gjykim të drejtë ndaj atyre që e kërkojnë që me sakrificë dhe punë të palodhshme të largohen prej mizerisë”, ka thënë Obrador në një letër të publikuar të enjten.

Ai shtoi se problemet sociale nuk zgjidhen me masa të rrepta dhe aludoi në historinë e SHBA-së si një vend i emigrantëve.

“Statuja e Lirisë nuk është një simbol i zbrazët”

Donald Trump ka vënë taksë përmbi Meksikën si shkak i dështimit të këtij shteti që të ndal emigrantët që kalojnë përmes Meksikës në SHBA. Poashtu Trump ka akuzuar Meksikën për dështim në sundimin e ligjit dhe që po dështon po ashtu ndalë kartelet e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat