‘Sapo të kërcet plumbi i parë, nafta shkon mbi 100 dollarë’

Bota

‘Sapo të kërcet plumbi i parë, nafta shkon mbi 100 dollarë’

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Çdo konflikt ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik do të ndikojë që çmimet e naftës të rriten mbi 100 dollarë për fuçi, paralajmëroi sot zyrtari i lartë iranian Yahya Rahim Sahavi.

"Plumbi i parë në Gjirin Persik do të çojë në një rritje në çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, e cila do të jetë e padurueshme për Amerikën, Evropën dhe  aleatët amerikanë, si Japonia dhe Koreja e Jugut", tha Sahavi, këshilltar i lartë ushtarak i liderit fetar Ali Hamenei.

Kriza politike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara çoi në përkeqësimin e situatës në Gjirin Persik dhe sidomos pas vendimit të Uashingtonit për të dërguar një aeroplan-mbajtësen Abraham Lincoln si një sinjal për Teheranin.

Pentagoni e ka karakterizuar këtë hap si përgjigje ndaj gatishmërisë së rritur të Iranit për të nisur një ofensivë kundër forcave amerikane dhe interesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat