Trump viziton Korenë Jugore, rriten shpresat për bisedime me Korenë Veriore

Bota

Trump viziton Korenë Jugore, rriten shpresat për bisedime me Korenë Veriore

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:14
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Korenë Jugore këtë vikend. Kjo e gjitha vjen pas një shkëmbimi të letrave mes Trump dhe liderit të Koresë Veriore Kim Jon-Un, dhe shpresat janë rritur për bisedime mbi programin nuklear të Koresë Veriore.

Trump pritet që të arrijë në Korenë Jugore për një vizitë dy ditore, dhe do të takohet me presidentin Moon Jae, që vjen para samitit të G20 në Japoni.

Njoftimi erdhi disa orë pasi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se shpreson që letra të cilën Trump ia kishte dërguar Jong-Unit, do të hap rrugë për bisedime të programit nuklear.

Trump dhe Moon do të kenë “një bisedë të thellë për mënyrën se si të punojnë së bashku për një paqe të qëndrueshme dhe denuklearizim të plotë të gadishullit korean” tha zëdhënësi i qeverisë së Koresë Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat