OKB njofton hetime për shkaqet e vdekjes së dhjetëra filipinasve

Bota

OKB njofton hetime për shkaqet e vdekjes së dhjetëra filipinasve

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:46
OKB

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të nisë një hetim mbi vrasjet e dyshuara të dhjetëra mijëra filipinasve, gjatë një përpjekjeje të qeverisë për të luftuar drogën.

Nisma u paraqit nga Islanda dhe për të votuan pro 18 anëtarë të këshillit ndërsa 14 votuan kundër. Në të citohen vrasjet pa procese gjyqësore, arrestimet arbitrare dhe zhdukjet e personave të ndaluar nga policia që kur Presidenti Rodrigo Duterte nisi fushatën kundër drogës në vitin 2016.

Ambasadori i Filipineve në Gjenevë Evan Garcia e kritikoi këtë vendim të Kombeve të Bashkuara duke thënë se "nuk përfaqëson një triumf të të drejtave të njeriut, por një shkelje të tyre".

Vendimi u mirëprit nga grupet e të drejtave të njeriut. Një një deklaratë të organizatës “Amnesty International” thuhej se ky “është një hap vendimtar drejt drejtësisë dhe llogaridhënies".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat