Hong Kongu përgatitet për një valë tjetër të protestave masive - Bota Sot
Hong Kongu përgatitet për një valë tjetër të protestave masive

Bota

Hong Kongu përgatitet për një valë tjetër të protestave masive

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia dhe protestuesit në Hong Kong janë përgatitur për një valë të re të protestave masive për të dielën. Këto protesta janë vazhdim i kryengritjes në një lëvizje politike që ka shfaqur pak shenja të ngadalësimit.

Protesta e së dielës është e shtata me radhë që po mbahet gjatë fundjavës dhe ku qytetarët po dalin në rrugë për ta kundërshtuar qeverinë dhe projektligjin e propozuar për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Megjithatë, protesta tashmë është kthyer në një lëvizje me të gjerë, ku protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve të këtij territori.

Para protestës së të dielës në qendër të qytetit, policia vendosi barriera të ujit përreth selisë qendrore të tyre dhe gjithashtu vendosi një kordon sigurie rreth kompleksit të ndërtesave qeveritare. Rrethojat e metalta, shportat për mbeturina dhe objektet e tjera rrugore janë larguar, sepse në protestat e kaluara janë përdorur si barrikada nga protestuesit.

Disa protestues kanë dalë në rrugë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autoritetet thanë se i kanë gjetur dy kilogramë të mjeteve të fuqishme plasëse të llojit triperoksid i triacetonit dhe materiale të tjera, përfshirë bomba me benzinë, acid, thika dhe shufra të metalta.

Ndaj këtyre protestave kanë reaguar autoritetet kineze. “Kina nuk do t’i lejojë ekstremistët dhe forcat e jashtme që ta rrëzojnë sistemin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e tyre, shkruan “The Guardian”,.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...