Vritet fotografi që e dokumentoi tmerrin në Siri - Bota Sot
Vritet fotografi që e dokumentoi tmerrin në Siri

Bota

Vritet fotografi që e dokumentoi tmerrin në Siri

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:58
Foto

Gjatë ditës së djeshme, është vrarë fotografi sirian 23-vjeçar, i cili dokumentoi tmerrin e Sirisë.

Gjatë ditës së djeshme, është vrarë fotografi sirian Anas al-Dyab, shkruan BBC.

Sipas BBC-së, 23-vjeçari Anas al-Dyab, u vra pas bombardimeve të rënda në Khan Sheikhun, në Idlib, Siri.

Anas al-Dyab, ishte fotograf sirian dhe anëtar i grupit të kërkimit dhe shpëtimit vullnetar i njohur si Helmetë e Bardhë dhe përmes fotografive 23-vjeçari arriti që të dokumentoj tmerrin e Sirisë dhe gjendjen e fëmijëve atje.

Grupi humanitar, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, përshkroi al-Dyabin si një hero dhe një aktivist, i cili kaloi vite duke dokumentuar tmerret e sirianëve përballë regjimit të Bashar al-Assad dhe forcave ruse.

Fotografia e Al-Dyab shpesh kapi shkatërrimin dhe tragjedinë e luftës. Por ajo gjithashtu tregoi njerëzimin dhe guximin e njerëzve që jetuan në prag të tij.

“Anasi ishte një djalë i ri, i dashur nga të gjithë, që kishte armiq zero, qëllimi i tij i vetëm ishte të tregonte botën se çfarë po ndodh me të vërtetë në Siri”, tha shoku dhe kolegu i Al-Dyab, Hamid Kutini, një vullnetar sirian i Mbrojtjes Civile.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...