Ndjekje si në filma, adoleshentët lënë pas viktimën e tretë, gati të vdesin

Bota

Ndjekje si në filma, adoleshentët lënë pas viktimën e tretë, gati të vdesin

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:17
Foto

Policia e Kanadasë është vënë në alarm për kapjen e dy të rinjve adoleshentë, të cilët akuzohen për tre vrasje.

Fillimisht, dy djemtë u akuzuan për vrasjen e një çifti të rinjsh, djali turist nga Australia, dhe vajza nga SHBA-të.

Policia gjeti trupat e tyre të vdekur, dhe pas informacioneve se ishin parë duke bërë fjalë me dy djemtë, autoritetet ishin vënë në kërkim të tyre, por ata ishin larguar pa njoftuar as familjet.

Për këtë arsye, forcat e ligjit në të gjithë vendin u vunë në alarm për ndjekjen e djemve, të cilët mendohet se janë arratisur në drejtim të provincave veriore, Saskaçeuan dhe Manitoba. Por teksa policia nuk ka arritur ende t’i kapë, ata kanë lënë pas viktimën e tretë.

64-vjeçari  Leonard Dyck u gjet i vrarë pranë një makine që ishte përdorur nga dyshja.

Babai i njërit prej djemve thotë se është i bindur që djali ka vendosur të vdesë në përballje me armë zjarri me polcinë, pasi do të kërkojë “fundin e lavdishëm”. Banorët në Kanada janë njoftuar ndërkohë që të bëjnë kujdes e të mos u afrohen, pasi adoleshentët konsiderohen tepër të rrezikshëm dhe të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat