Gjermania "heziton" që t'i bashkohet SHBA-së për patrullime detare afër Iranit - Bota Sot
Gjermania "heziton" që t'i bashkohet SHBA-së për patrullime detare afër Iranit

Bota

Gjermania "heziton" që t'i bashkohet SHBA-së për patrullime detare afër Iranit

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:29
Flamuri gjerman

Gjermania “heziton” që t’i bashkohet një misioni mbikëqyrës detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit, mirëpo do të konsiderojë mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë mision evropian, ka thënë Qeveria e kancelares, Angela Merkel.

Qeveria i është përgjigjur propozimit të Uashingtonit të bërë një ditë më parë, për të “ndihmuar në sigurimin” e linjës më të ngarkuar detare për transportim të naftës, si dhe për të “luftuar agresionin iranian”.

Ky propozim ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit.

Zëdhënësja qeveritare, Ulrike Demmer ka thënë se Berlini ka vazhduar përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet që janë rritur prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën e diplomacisë, të bisedojmë me Iranin”, ka thënë Demmer.

“Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar së fundmi konceptin e tyre për mision mbikëqyrës në Gjirin Persik bashkë me disa aleatë, duke përfshirë Gjermaninë. Qeveria gjermane është hezituese ndaj propozimit konkret amerikan dhe deri më tani nuk ka kontribuuar, pasi qasja jonë ndaj Iranit është dukshëm ndryshe prej asaj politikës amerikane”, ka thënë ajo.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë më 31 korrik se Gjermania nuk do të marrë pjesë në nismën amerikane.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në mision detar të prezantuar dhe planifikuar nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Maas gjatë një vizite në Poloni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...