Imazhe prekëse: Shihni se si vogëlushja kujdeset për vëllanë e saj, të sëmurë me leukemi

Bota

Imazhe prekëse: Shihni se si vogëlushja kujdeset për vëllanë e saj, të sëmurë me leukemi

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:53
Foto

Një nënë ka publikuar disa fotografi prekëse të betejës së djalit të saj katër vjeçar me leukeminë, të cilat tregojnë se si motra e tij pesëvjeçare – e cila është vetëm 14 muaj më e madhe se ai – kujdeset për vëllanë e saj.

Sipas mediave të huaja, Beckett Burge u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike në moshën dy vjeçe, në prill 2018, dhe që atëherë ka kaluar muaj në spital duke pasur kimioterapi dhe transfuzion gjaku.

Nëna Kaitlin Burge bëri fotografitë në janar, të cilat tregojnë motrën Aubrey, duke i fërkuar shpinën vëllait të saj ndërsa ai mbështetet në tualet, si i sëmurë – duke e siguruar atë që gjithçka do të jetë në rregull.

E vogla Aubrey më pas i lan duart, transporton vëllain e saj në shtrat dhe i ofron ndihmë në pastrimin e banjës nënën së saj dhe babit 31-vjeçar Matthew Burge.

Nëna e tre fëmijëve, Kaitlin, nga Princeton, Texas, SHBA, thotë se në vend që të dilte për të luajtur me miqtë e saj, Aubrey preferon të qëndrojë në shtëpi me Beckett, në mënyrë që ajo të mund të kujdesej për të.

Kaitlin thotë se është e emocionuar me lidhjen e jashtëzakonshme mes tyre, duke shtuar se ka vendosur të publikojë fotografitë për të treguar rëndësinë e familjes, sidomos në raste krizash. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat