Së paku 30 nxënës të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë - Bota Sot
Së paku 30 nxënës të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë

Bota

Së paku 30 nxënës të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një zëdhënës i policisë në Liberi ka thënë se të paktën 30 nxënës kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një shkollë të këtij shteti.

Zjarri filloi në natën e së martës në pjesën lindore të kryeqytetit liberias, Monrovia. Kështu shkroi në Twitter presidenti i vendit, George Weah.

Moses Carter, zëdhënës i policisë, tha: “Fëmijët ishin duke e mësuar Kuranin kur shpërtheu zjarri. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet”.

Autoambulancat e Kryqit të Kuq i kanë marrë trupat e fëmijëve të vdekur dhe pritet të varrosen të mërkurën pasdite, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...