100-fishohet tarifa: 1.000 dollarë për të hyrë në “ishullin e dragonjve”

Bota

100-fishohet tarifa: 1.000 dollarë për të hyrë në “ishullin e dragonjve”

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 06:00
Foto ilustrim

Ishte paralajmëruar fillimisht nga autoritetet lokale se ishulli i Komodos do të mbyllej për turistët.

Por shtëpia e hardhucave më të mëdha të globit duket se do të vazhdojë të qëndrojë e hapur, vetëm se në këmbim, vizitorëve do t`u duhet te shpenzojnë shumë më tepër sesa tani për t’i parë nga afër zvarranikët e rrallë aziatikë.

Nga 10 dollarë që ka qenë tarifa e hyrjes në ishull deri tani, do të bëhet 1.000 dollarë.

Vitin e kaluar, Komodon e vizituan 176,000 vetë, ndërkohë që një dekadë më parë, numri i vizitorëve nuk shkonte më shumë se 44 mijë.

Sipas autoriteteve vendase turistët, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm, po ndërhyjnë në proceset e çiftëzimit të hardhucave që mund të rriten deri në tre metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat