Burri vret 4 njerëz të pastrehë gjatë kohës kur ata po flinin

Bota

Burri vret 4 njerëz të pastrehë gjatë kohës kur ata po flinin

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:52
Policia

Një person është akuzuar pasi kreu sulme fatale ndaj 4 burrave të pastrehë në lagjen Chinatoën të ​​Manhattan.

I dyshuari u identifikua si 24-vjeçari Randy Rodriguez Santos, i cili është gjithashtu i pastrehë, tha policia.

Santos, për të cilin  policia tha se është arrestuar të paktën gjashtë herë të tjera, gjithashtu është akuzuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje të paligjshme të marijuanës.

Mosha e tre nga katër burrat e pastrehë të vrarë në sulmet e së Shtunës janë 45, 50 dhe 83. Mosha e viktimës së katërt mashkull nuk dihet. Njeriu i pestë që u plagos në sulm është 49 vjeçar, tha Nasser.

Akuzat për vrasje vijnë pasi katër burra të pastrehë u vranë – dhe një i pestë u plagos rëndë – rreth lagjes Chinatoën të ​​Manhattan brenda natës deri të Shtunën. I dyshuari I goditi me një objekt metalik, siç duket ndërsa ata ishin duke fjetur, tha policia e Neë York City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat