Ish-bashkëshortja ia ndërton skocezit gurin e varrit për së gjalli

Bota

Ish-bashkëshortja ia ndërton skocezit gurin e varrit për së gjalli

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Një saldator i dalë në pension nga Skocia kishte filluar të dyshonte që diçka nuk është në rregull me të. Miqtë e tij nuk e kishin telefonuar qe disa muaj. Më vonë, ai e kuptoi se ata e kishin menduar të vdekur, sepse ish-bashkëshortja ia kishte ndërtuar varrin duke qenë ai gjallë.

“Njerëzit mendojnë se kam vdekur. Telefoni nuk më ka cingëruar qe disa muaj. Në fillim nuk dija pse po ndodh kjo, por tash e di pse askush nuk po më thërret. Unë as që dua të varrosem”, tha Alan Hattel, 75-vjeçar, nga Tayside i Skocisë.

Ai tha se e kuptoi që diçka nuk ishte duke shkuar si duhet, sepse jeta e tij sociale ishte shumë e heshtur në tre-katër muajt e fundit.

Alan-i e fajëson ish-gruan  e tij për këtë vepër, ndonëse çifti ishte ndarë para 26 vjetëve. Sipas tij, këtë veprim ajo e ka bërë me qëllim që të varrosen afër njëri-tjetrit, kur të dy të kenë vdekur.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të varrosem afër ish-bashkëshortes sime. Të kuptosh se e ke varrin në kohën kur je gjallë nuk është diçka që ndodh çdo ditë”, shtoi ai.

Autoritetet lokale nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë rast me arsyetimin se është një çështje private dhe konfidenciale, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat