Rreth njëmijë persona mbyllen brenda një hoteli në Spanjë, mysafiri i infektuar me coronavirus

Bota

Rreth njëmijë persona mbyllen brenda një hoteli në Spanjë, mysafiri i infektuar me coronavirus

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Një hotel në Ishujt Cannary është mbyllur pasi është regjistruar një pacient i prekur me coronavirus, shkruan e përditshmja spanjolle El Pais.

Zyrtarët shëndetësorë në Spanjë nuk kanë mundur menjëherë të konfirmojnë mbylljen e hotelit, por kanë pranuar se qindra turistë dhe punonjës të hotelit i janë nënshtruar testeve të virusit.

Mediat spanjolle raportojnë se brenda hotelit ishin afro njëmijë persona.

“Jemi duke i kontrolluar personat që kanë qenë në kontakt me pacientin përfshirë edhe punonjësit e hotelit”, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit për shëndetësi në ishujt Cannary të Spanjës.

Bëhet fjalë për një mjek italian që kishte shkuar për pushime në Tenerife.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat