Bill Gates e kishte parashikuar: Jo lufta, një virus do të vrasë miliona njerëz

Bota

Bill Gates e kishte parashikuar: Jo lufta, një virus do të vrasë miliona njerëz

Më: 14 mars 2020 Në ora: 10:54
Bill Gates

Miliarderi Bill Gates kishte parashikuar gjithçka po ndodh me koronavirusin: “Nuk do të jetë lufta ajo që do të vrasë miliona njerëz, por një virus shumë ngjitës”.

E kishte thënë disa vite më parë gjatë një konference, TedTalk, lidhur me Ebola.

“Kur ishim të rinj katastrofa që na shqetësonte ishte lufta nukleare. Sot rreziku më i madh i një katastrofe globale është një virus. Nëse diçka do të vrasë 10 milionë njerëz, në vitet e ardhshme, ka shumë mundësi që të jetë një virus shumë ngjitës dhe jo lufta. Jo raketa por mikrobe. Arsyeja është se kemi investuar shifra shumë të mëdha në pajisje nukleare, por kemi investuar shumë pak në një sistem që mund të frenojë epideminë. Le të marrim shembull Ebolan.

Sistemi nuk funksionoi. Nuk kishte grupe epidemiologësh gati për tu nisur. Një epidemi e madhe kërkon qindra mijëra operatorë. Mungesa e përgatitjes mund të premtojë një epidemi më shkatërruese se Ebola. Herës tjetër nuk do mund të jemi kaq me fat. Mund të vijë një virus i cili nuk të bën të ndihesh shumë keq dhe të lejojë të marrësh avion dhe tren.

Një virus si gripi spanjoll i cili përhapet në rrugë ajrore, duke shkaktuar miliona të vdekur. Banka Botërore vlerëson, se nëse do të kishte një epidemi gripi global, dëmi i vlerësuar do të ishte prej 3 trilionë dollarësh dhe miliona e miliona të vdekur”, deklaroi asokohe Gates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat