Siria ka hyrë në vitin e dhjetë të luftës

Bota

Siria ka hyrë në vitin e dhjetë të luftës

Më: 15 mars 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Në një botë të kapur nga pandemia, trazira globale dhe një varg lajmesh që ecin me shpejtësi, mund të jetë e vështirë të kujtohet se lufta në Siri është ende duke ndodhur.

Para se shpërthimi i coronavirusit të merrte jetën e përditshme në të gjithë globin, konflikti i cili filloi në fillim të vitit 2011, kishte rënë kryesisht nga radarët kolektivë në botë – i reduktuar në një luftë të pafundme që përfshin një rrjet gjithnjë e më të ndërlikuar të aktorëve dhe refugjatëve, shumë pak prej të cilëve e kujtojnë se dikur jetonin në një shtet që e quanin shtëpi, transmeton Telegrafi.

Derisa kjo luftë po hyn në vitin e saj të dhjetë – gjatë së cilët u krijua Shteti Islamik dhe u nxit një nga katastrofat më të mëdha humanitare në shekullin XXI – ka treguar se ende po krijon tragjedi të reja, që mund të kenë ndikim të madh në politikën globale.

Gjatë këtij muaji, trupat turke dhe siriane u përleshën në veriperëndim të Sirisë. Kjo solli Turqinë dhe Rusinë, anëtare të NATO-s, të mbështesin forcat kundërshtare të luftës, në prag të konfrontimit të drejtpërdrejtë dhe prodhuan një valë të paparë zhvendosjes së njerëzve.

Me arsyetimin se do të përballet me një fluks të ri refugjatësh nga Siria, Turqia njoftoi se nuk do të ndalojë më refugjatët të hyjnë ilegalisht në Greqi, duke nxitur një krizë të re për Bashkimin Evropian.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e popullsisë së para-luftës në Siri që kishte deri në 23 milionë banorë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, derisa 80 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Konsiderohet se gjysma e territorit, është shndërruar në një gërmadhë. Derisa nuk ekziston ndonjë proces politik, lufta në Siri është duke vazhduar dhe nuk duket të jetë duke përfunduar.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga presidenti turk dhe ai rus në Moskë, gjatë javës së kaluar mund të ketë vënë frenat fushatës shkatërruese ushtarake të qeverisë siriane për të rimarrë provincën veriperëndimore të Idlib.

Por, ndalesa nuk është një zgjidhje afatgjatë dhe kapitulli përfundimtar dhe më shkatërrues i luftës, nuk ka ardhur akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat