Covid-19/ OBSh: Duhet të bëhen më shumë teste, nuk mund të luftohet nëse nuk dihet kush është i prekur

Bota

Covid-19/ OBSh: Duhet të bëhen më shumë teste, nuk mund të luftohet nëse nuk dihet kush është i prekur

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:39
Tedros Adhanom Ghebreyesus

‘Testoni, testoni, testoni’, kjo ishte thirrja e shefit të OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus për shtetet e prekura nga koronavirusi.

Në një deklaratë për shtyp nga Gjeneva, ai tha se nuk janë bërë teste të mjaftueshme dhe duhen bërë me qëllim që të zvogëlohet sa më shpejt numri i të infektuarve.

‘Ju nuk mund ta luftoni virusin nëse nuk e dini ku është. Gjejeni, izolojeni, testojeni dhe trajtoni çdo rast për të thyer mundësitë e transmetimit të Covid. Çdo rast që ne gjejmë dhe trajtojmë, ul mundësinë e përhapjes. Mos e lini këtë zjarr të digjet. Çdo shtet që sheh eksperiencën e shteteve të tjera me epidemi më të madhe dhe mendon se ‘kjo nuk do të na ndodhë neve’ po bën një gabim të madh’, tha shefi i OBSh.

Njerëzit në Angli po refuzojnë të bëjnë testin, pavarësisht thirrjeve të OBSh-së dhe zyrtarëve britanikë.

Momentalisht, Europa ka më shumë raste se Kina, vendi u shpërtheu epidemia. Mjeku Tedros tha se është i bindur që vendet me sisteme të mira shëndetësie e kanë të vështirë të përballojnë situatën./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat