Ja kur do të jetë gati vaksina e Coronavirusit

Bota

Ja kur do të jetë gati vaksina e Coronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, shprehu optimizëm se një vaksinë kundër Coronavirusit mund të hidhet në treg para vjeshtës.

Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin 12 deri në 18 muaj që një vaksinë të jetë e disponueshme për qytetarët.

Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër Coronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milionë € në mbështetje financiare.

“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës”, tha Von Der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat