Australia me “spital virtual” në luftën kundër koronavirusit, kështu do të monitorohen të infektuarit

Bota

Australia me “spital virtual” në luftën kundër koronavirusit, kështu do të monitorohen të infektuarit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Australia po përgatitet ta zbatojë një projekt që parashikon trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special monitorësh.

Sipas gazetës lokale “The Age”, përmes projektit, të quajtur “spitali virtual”, pacientët me COVID-19 që nuk janë nën kujdes intensiv do të monitorohen përmes sistemit special që do të vendoset në shtëpitë e tyre.

Përmes projektit, i cili fillimisht do të testohet në New South Wales, ndërsa më pas në gjithë vendin në rast suksesi, 200 pacientëve të trajtuar në spitalin në Armidale do t’u monitorohen ritmi i zemrës, frymëmarrja, temperatura dhe tensioni.

Pacientët, të cilët do të monitorohen nga distanca nga ana e mjekëve, do të shtrohen në spital nëse vërehet përkeqësim në gjendjen e tyre.

Në Australi deri më tani janë konfirmuar 3.969 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat