Gati 2 milionë numri i të infektuarve në botë, si u dyfishua për më pak se 2 javë

Bota

Gati 2 milionë numri i të infektuarve në botë, si u dyfishua për më pak se 2 javë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Vetëm 12 ditë pas 3 prillit kur u bënë 1 milion të infektuar nga koronavirusi, është dyfishuar ky nunër duke rritur shqetësimin për të ardhmen në të gjithë botën.

Të dhënat që nxjerr Worldmeter sugjerojnë shifrën thuajse dy milionë të infektuar në orën 03.00 të 15 prillit 2020. (1.997.666) Konfirmohen mbi 478 mijë të shëruar.

Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 126 mijë jetë të humbura. Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan rreth 7 mijë të vdekur, raporton noa.al e cila ka analizuar shifrat e fundit duke i krahasuar me të rreth dy javëve më parë.

Në rastet e mbyllura, 605.100, humbën jetën 21 për qind e tyre. Në rastet ende të hapura, rreth 1.4 milionë, mbi 51 mijë njerëz janë në gjendje kritike ose 4 për qind e tyre.

Aktualisht koronavirusi ka pushtuar 210 vende të botës ku numrin më të lartë të të infektuarve e kanë SHBA me mbi 600 mijë njerëz, dhe mbi 26 mijë të vdekur. Në fillim të prillit, ishin më pak se 5 mijë të vdekur.

Italia regjistron mbi 162 mijë të infektuar dhe më shumë se 21 mijë të vdekur ose 7 mijë më shumë se dy javë më parë.

Spanja aktualisht ka 174 mijë nga 110 mijë të infektuar të identifikuar para dy javësh dhe mbi 18 mijë nga 10 mijë të vdekur po para dy javësh.

Shifra shqetësuese ka dhe Franca. Para dy javësh kishte 57 mijë të infektuar dhe 4500 të vdekur. Tani ka 143 mijë të infektuar dhe gati 16 mijë jetë të humbura.

Kina zyrtarisht ka stopuar në më pak se 83 mijë të infektuar dhe 3.341 të vdekur.

Me 33 mijë të infektuar, Britania e Madhe kishte humbur deri më 3 prill afro 3 mijë shtetas të saj. Sot numëron rrrth 94 mijë të prekur dhe mbi  12 mijë të vdekur.

Më 2 prill të këtij viti, u regjistruan një milion të infektuar në të gjithë botën. Kurse ishin 51 mijë jetë njerëzish të humbura dhe 210 mijë vetë të shëruar. Bilanci i rasteve të mbyllura ishte shqetësues: Nga gjithsej rreth 260 mijë, afro 51 mijë vetë ndërruan jetë, ose 20 për qind e tyre, kurse 80 për qind u shëruan, sikurse evidentuan në database e tyre, OBSH, Worldometer dhe instituti Hopkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat