Historia përsëritet, pandemitë e tmerrshme që kanë kërcënuar njerëzimin çdo 100 vjet - Bota Sot
Historia përsëritet, pandemitë e tmerrshme që kanë kërcënuar njerëzimin çdo 100 vjet

Bota

Historia përsëritet, pandemitë e tmerrshme që kanë kërcënuar njerëzimin çdo 100 vjet

Më: 9 maj 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

Çdo njëqind vjet, duket se ka një pandemi të madhe; murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi spanjoll në vitin 1920 dhe tani koronavirusi.

Pandemitë e përmendura më lart duket se ndjekin të njëjtin model si epidemia aktuale e koronavirusit që ka kapluar botën.

Historia me të vërtetë ka përsëritur veten, dhe saktësisht çdo 100 vite, duke filluar nga viti i largët 1720.

Më poshtë, janë historitë e këtyre pandemive:

Viti 1720:

Më 1720, ishte pandemia e fundit e murtajës në shkallë të gjerë, e quajtur edhe murtaja e madhe e Marsejës. Regjistrimet tregojnë se bakteret vranë rreth 100,000 njerëz në Marsejë.

Supozohet se bakteret u përhapen nga mizat e infektuara me këtë baktere.

Viti 1820:

Pandemia e kolerës u zhvillua në Azi, në vendet e Tajlandës, Indonezisë dhe Filipineve. Në 1820, më shumë se 100,000 vdekje u regjistruan në Azi për shkak të kësaj baktere. Pandemia thuhet se ka filluar me njerëz që pinin ujë nga liqenet e kontaminuar me këtë baktere.

Viti 1920:

Gripi spanjoll ka ndodhur 100 vjet më parë, në kohën kur njerëzit ishin duke luftuar me virusin e gripit H1N1 i cili kishte pësuar një mutacion gjenetik, i cili e bëri atë shumë më të rrezikshme se virusi normal. Ky virus infektoi 500 milionë njerëz dhe vrau më shumë se 100 milionë njerëz në botë, kjo pandemi ishte më vdekjeprurësja në histori.

Viti 2020:

Duket sikur historia përsëritet çdo 100 vjet, a është thjesht një rastësi?
Sot, bota po përballet me një pandemi të madhe, ku miliarda njerëz janë në karantinë, në përpjekje për të mos lejuar që virusi të shpërndahet dhe miliona njerëz kanë humbur vendin e tyre të punës.

Coronavirusi, ka marrë jetë e më shumë se 270 mijë njerëzve dhe ka infektuar afërsisht 4 milionë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat