Pamje nga momenti kur aeroplani pakistanez rrëzohet në Karachi

Bota

Pamje nga momenti kur aeroplani pakistanez rrëzohet në Karachi

Më: 23 maj 2020 Në ora: 23:57
Foto

Aksidenti i aeroplanit të kompanisë shtetërore e Pakistan International Airlines, bëri që të humbin jetën 97 persona dhe vetëm dy pasagjerë të mbijetojnë.

Xhirimet nga një kamerë e sigurisë tregojnë momentin kur aeroplani rrëzohet mbi shtëpitë dhe shpërthen në flakë të mëdha.

Aeroplani Airbus A320 kishte 99 persona në bord dhe u rrëzua të premten. Ai shkatërroi të paktën 25 shtëpi dhe shkaktoi zjarre dhe kaos në lagjen e banimit.

Zëdhënësi tregoi se testet e ADN-së do të kryhen për të identifikuar kufomat.

Por Meeran Yusuf, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të provincës Sindh, nga e cila Karachi është kryeqyteti, i tha EFE se ata besojnë se nuk kishte viktima midis banorëve në tokë.

“Asnjë banorë nuk ka raportuar se ka persona të vdekur edhe në shtëpitë ku është rrëzuar aeroplani”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat