Befasohen shkencëtarët, akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër” - Bota Sot
Befasohen shkencëtarët, akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër”

Bota

Befasohen shkencëtarët, akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër”

Më: 24 maj 2020 Në ora: 08:47
Akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër”

Presim të gjithë që dëbora të jetë e bardhë, dhe që tërësisht e bardhë të jetë edhe sipërfaqja e Antarktidës, por diçka po ndryshon, duke shqetësuar komunitetin shkencor që banon në atë kontinent ende misterioz dhe i akullt.

Pjesë e brigjeve kanë marrë një tonalitet të gjelbër, që i jep peizazhit një pamje jashtëtokësore.

Arsyeja gjithsesi është shqetësuese. Ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme.

Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni. Normalisht, ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.

Image
Akulli në Antarktidë
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat