Ndërron jetë gruaja shtatzënë nga Covid-19

Bota

Ndërron jetë gruaja shtatzënë nga Covid-19

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një grua shtatzënë nga Baton Rouge ndërroi jetë të enjten për shkak të komplikimeve nga Covid-19, por mjekët arritën të shpëtonin foshnjën me sukses.

Familja e nënës, Allie Guidry, thanë se ajo ishte shtrirë në spital në fund të majit dhe ishte vendosur në ventilator por gjendja e saj nuk po përmirësohet.

Allie, nuk do të lindte deri në tetor.

Pasiqë gjendja e saj vetëm po keqësohej, mjekët duhej të bënin një lindje me prerje cezariane dhe ishin në gjendje të nxirrnin fëmijën me dy kile në vetëm 25 javë.

I fejuari i saj, Michael Conish, tha se duhet ta merrni seriozisht virusin.

“Ne do të donim që njerëzit ta merrnin seriozisht këtë virus.

Por, mos ndoni të jetoni jetën tuaj vetëm se jini të kujdesshëm.

Nuk është shaka”, shtoi ai.

Foshnja e quajtur Madelina, aktualisht është në spital ku aktualisht është në gjendje stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat