Një shpërthim i madh raportohet në Bejrut

Bota

Një shpërthim i madh raportohet në Bejrut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:15
Foto

Një shpërthim i madh ndodhi të martën në kryeqytetin libanez, Bejrut duke dëmtuar ndërtesat dhe zyrat përreth qytetit.

Sipas medieve të huaja, Agjencia e Lajmeve shtetërore potencoi se zjarri u shkaktua afër portit në Bejrut.

Lidhur me këtë rast, ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin. Mediet lokale, ndërkohë raportuan se shumë njerëz u lënduan gjatë këtij incidenti.

Një dëshmitare e rastit shprehet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një raketë, ndërsa disa stacione televizive, thonë se incidenti vjen nga porti i Bejrutit, brenda një zone ku ruhen fishekzjarrët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat