​Një i burgosur i pazakontë arratiset nga një burg në Shri Lanka

Bota

​Një i burgosur i pazakontë arratiset nga një burg në Shri Lanka

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:51
Ilustrim

Një mace, të cilën e takuan rojat në burgun kryesor të Shri Lanka në përpjekjen e saj për të sjellë drogë dhe karta SIM në këtë institucion, është arratisur nga dhoma e burgut, njoftoi policia lokale.

Macja u kap në burgun shumë të siguruar të Velikadës në kryeqytet, tha policia, duke shtuar se macja mbante një qese me dy gram heroinë rreth qafës, si dhe kartela memorie dhe SIM.

Media lokale raportoi se kontrabandistja e vogël u arratis të dielën nga dhoma ku ishte vendosur nga rojat e burgut.

Javët e fundit, administrata e burgut ka vërejtur një numër në rritje të çantave të drogave, telefonave mobilë dhe karrikuesve, të cilat janë hedhur mbi mur për të burgosurit.

Javën e kaluar, policia kapi një shqiponjë të dyshuar se përdorej nga kontrabandistët e drogës për shpërndarjen e lëndëve narkotike në periferi të kryeqytetit, Kolombo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat