Aeroplani vonohet një minutë, pasagjerët përfundojnë në karantinë

Bota

Aeroplani vonohet një minutë, pasagjerët përfundojnë në karantinë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo të Norvegjisë do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë, për shkak se avioni i tyre zbriti në të njëjtën minutë që Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe.

Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi SK4700 përfundoi fiks në mesnatë.

Sipas faqes së specializuar, FlightRadar24, “SAS Boeing 737” preku aeroportin e Oslos në mesnatë e një minutë.

“Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të karantinohen”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë.

Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotele e aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat