Covid-19/ Konfirmohet për herë të parë, 25% e pacientëve kanë dëmtime të përhershme të mushkërive

Bota

Covid-19/ Konfirmohet për herë të parë, 25% e pacientëve kanë dëmtime të përhershme të mushkërive

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga ekipi pneumologjik në azilin e pleqëve ‘Figlie di San Camillo’ i udhëhequr nga Dr. Maurizio Marvisi.

Një studim arrin nga Kremona që konfirmon për herë të parë në Europë dëmin e shkaktuar në mushkëri nga Covid-19.

Kërkimi i botuar ditët e fundit në International Journal of Infection Disease (organi zyrtar i shoqërisë ndërkombëtare të sëmundjeve infektive), nxori në pah rrezikun e evolucionit fibrotik të pneumonisë së lidhur me Covid-19.

Studimi- Ekipi i pulmonologjisë i udhëhequr nga Dr. Maurizio Marvisi zhvilloi studimin mbi 90 pacientë të cilët iu nënshtruan një skanimi CT fillimisht në fazën akute dhe pas 8 javësh. U zbulua se rreth 25 % e pacientëve kishin të zhvilluar fibrozën pulmonare.

Pasojat-  Më të rrezikuarit duket se janë duhanpirësit, njerëzit e moshuar, njërëzit me sëmundje kronike, diabetikët dhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Rezultati i këtij studimi është veçanërisht i rëndësishëm, sepse zhvillimi i fibrozës pulmonare shkakton marrje fryme në çdo përpjekje më të vogël dhe, në raste të rënda dhe kur  trupi është në pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat