Kina ndërton një qytet rezistues ndaj Covid-19

Bota

Kina ndërton një qytet rezistues ndaj Covid-19

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Kina është duke ndërtuar një qytet të ri inteligjent rezistent ndaj Covid-19, me një lagje të krijuar për të bërë jetën e njerëzve më të lehtë në rast të shpërthimeve pandemike.

Lagja është pjesë e projektit për Zonën e Re Xiong’an, një zonë pranë Pekinit.

Objektet e saj të teknologjisë së lartë, të tilla si ballkone më të mëdha, printerë të përbashkët 3D dhe serra komunale, do t’i lejojnë banorët të jetojnë më rehat në rast bllokimesh në të ardhmen.

Kompleksi në provincën Hebei është vendosur të përbëhet nga blloqe banesash prej druri, ferma në çati dhe energji rinovuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat