Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Bota

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.089 vdekje, në Brazil 729 ndërsa në Meksikë 405.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.089 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 93.379.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.362 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka arritur në 5.903.932. Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.849.584.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 31.911 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.689.613 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 140.537 me 729 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 964.921 raste dhe 34.877 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.040.949.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 405 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 75.844. Ndërkaq, me 5.401 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 720.858.

Deri më tani, në vend janë shëruar 518.204 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat