Radikalët islamikë lirojnë 900 të burgosur në Kongo

Bota

Radikalët islamikë lirojnë 900 të burgosur në Kongo

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Më shumë se 900 të burgosur janë arratisur nga një burg në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

BBC raporton se ata u ndimuan nga radikalët islamikë, të cilët ishin përgatitur për të liruar disa nga mbështetësit e tyre, teksa vetëm 100 të burgosur kanë mbetur brenda ambienteve të burgut të Kangbayi.

Grupet radikale ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë që të pranojnë ose mohojnë sulmin.

Sakaq deri më tani policia ka arritur të arrestojë vetëm 14 të arratisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat