Përdhunuesi i fëmijës në Indonezi, fshikullohet plotë 146 herë

Bota

Përdhunuesi i fëmijës në Indonezi, fshikullohet plotë 146 herë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Plotë 146 herë është fshikulluar një 19-vjeçar nga Indonezia, i cili akuzohet për përdhunimin e një fëmije në provincën Aceh.

Rrudhat në ballë i dilnin nga dhimbjet dhe luste policët që të ndalen, por ata nuk treguan mëshirë.

Në një moment ai u rrëzua në tokë nga dhimbjet e mëdha, e policët i lejuan mjekët që të kontrollojnë gjendjen e tij shëndetësore – ku më pas vazhduan me fshikullim.

Ai është arrestuar muaj më parë nën akuzën për keqtrajtim dhe përdhunim të një fëmije, mosha e të cilit nuk është zbuluar.

E dënimi prej 146 goditje është një nga dënimet më të rënda dhe është e rezervuar enkas për shkeljet më të rënda që konsiderohen në Ligjin e Sheriatit, që aplikohet në këtë provincë me shumicë myslimane.

Fshikullimi publik në këtë vend janë “atraksion” që tërheqin një numër të madh të “spektatorëve”, kurse para këtij të riu ishin fshikulluar një 40-vjeçar dhe një tjetër 21, për shkak të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Sipas Ligjit të Sheriatit, fshikullimi është dënim për bixhoz, dehje, marrëdhënie seksuale para martesore dhe marrëdhënie me persona të njëjtës gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat