Në këtë shtet po digjen trupat e viktimave myslimane nga koronavirusi

Bota

Në këtë shtet po digjen trupat e viktimave myslimane nga koronavirusi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Sri Lanka e cila ka një popullsi prej 21 milionë banorë tha se do të digjte trupat e 19 viktimave myslimane të COVID-19, duke i tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar, raporton Aljazeera.

Sipas këtij raportimi, ishulli ka përjetuar që nga tetori një rritje të rasteve me koronavirus, pasi numri i infeksioneve që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29300 dhe 142 të vdekur.

Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe pastaj digjen, ku sipas ligjit Islam kjo është një praktikë e ndaluar nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat