Stoltenberg: SHBA dhe Europa të punojnë së bashku

Bota

Stoltenberg: SHBA dhe Europa të punojnë së bashku

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajt një konferencë shtypi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ai u shpreh i bindur se SHBA-ja dhe Europa duhet të punojnë së bashku.

“Nuk besoj tek SHBA-ja e vetme, as tek Europa e vetme, por që SHBA-ja dhe Europa duhet të punojnë së bashku sepse ne ndajmë të njëjtat  vlera”, theksoi ai.

“Në këtë periudhë pasigurie, ne kemi nevojë për institucione ndërkombëtare të forta si BE, të tilla si Komisioni Europian dhe si NATO”, shtoi Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat