Moderna, SHBA miraton vaksinën e dytë kundër coronavirusit

Bota

Moderna, SHBA miraton vaksinën e dytë kundër coronavirusit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
SHBA

Vaksina e Moderna-s është aprovuar nga qeveria amerikane, duke i hapur asaj rrugën për lëshimin e miliona dozave në vend.

Sipas BBC, autorizimi nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) vjen një javë pas miratimit të vaksinës Pfizer-BioNTech që tani ka filluar me shpërndarjen.

SHBA-ja ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Moderna, derisa gjashtë milionë mund të shpërndahen që tani.

Vendi është njëherësh zona më e goditur në botë nga pandemia, për nga numri i rasteve dhe viktimave.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA vlerësohet të jetë rritur në 17.5 milionë, derisa numri i vdekjeve është mbi 313 mijë.

Komisioneri i FDA-s, Stephen Hahn tha se miratimi emergjent i vaksinës shënoi një “hap tjetër thelbësor në luftën kundër kësaj pandemie globale”.

Rregullatori shëndetësor e konfirmoi gjatë kësaj jave që vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 94 për qind efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat