I jep fund pandemisë në shkurt! Ky shtet kryeson vaksinimin kundër COVID-19

Bota

I jep fund pandemisë në shkurt! Ky shtet kryeson vaksinimin kundër COVID-19

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Më shumë se 1 milion njerëz kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit në Izrael, duke e bërë këtë shtet me nivelin më të lartë të injeksioneve në botë, në një kohë kur ka një përpjekje globale për imunizimin e popullatës.

Izraeli ka një normë prej 11.55 doza vaksinimi për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.47, raporton një faqe në internet e lidhur me Universitetin e Oksfordit.

Ndërkaq, Franca rezulton të ketë vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor. Më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë vdekur deri më tani nga virusi në të gjithë botën.

Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, që injektohen në një distancë kohore mbi një javë. Sjellim në vëmendje që Izraeli nisi vaksinimin më 19 dhjetor me 150 mijë njerëz në ditë, me përparësi personat mbi 60 vjeç, personelin shëndetësor dhe njerëzit që janë klinikisht vunerabël, raporton BBC.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili po bën fushatë për t’u rikonfirmuar, ka parashikuar që Izraeli mund të dalë nga pandemia që në shkurt. Tani vendi ndodhet në karantinën e tretë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat