Momenti kur orteku i borës i zë katër alpinistë

Bota

Momenti kur orteku i borës i zë katër alpinistë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup prej 4 alpinistësh është goditur nga një ortek i befasishëm në malet Pirenej, në Spanjë.

E gjithë ngjarja është filmuar dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ku duket momenti kur orteku godet në mënyrë të papritur alpinistët.

Personi që filmoi ngjarjen u rrëzua në dëbora, ndërsa më pas video tregon një prej alpinistëve të mbuluar nga dëbora deri në shpatulla.

“Të gjithë duhet të bëjnë kujdes për të shmangur situata të ngjashme”, tha alpinisti që shpërndau videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat