​Lloji i ri i koronavirusit britanik zbulohet në Hungari

Bota

​Lloji i ri i koronavirusit britanik zbulohet në Hungari

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një lloj i ri, më ngjitës i virusit korona, i cili fillimisht ishte regjistruar në Britaninë e Madhe, u zbulua në Hungari, tha sot zyrtarja e lartë shëndetësore hungareze Cecilia Miller.

Ajo specifikoi se lloji i ri u zbulua në mostrat e marra nga tre pacientë, raporton Reuters.

“Një mutacion i ri tashmë është zbuluar në vendet fqinje.

Ishte e qartë se Hungaria nuk do të ishte në gjendje ta shmangte atë,” tha Miller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat