Kreu i OBSH i shqetësuar për vaksinat/ Vendet e pasura po zënë radhë

Bota

Kreu i OBSH i shqetësuar për vaksinat/ Vendet e pasura po zënë radhë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:40
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka ngritur shqetësimin teksa thotë se vendet e pasura se po përpiqen të “zënë radhën” në shpërndarjen e vaksinave anti Covid.

Tedros tha në një sesion të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të mërkurën se “premtimi i një aksesi të barabartë është në rrezik serioz”. Ai theksoi se shpërndarja e drejtë e vaksinave në të gjithë botën është një domosdoshmëri morale dhe thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë.

"Një qasje e tillë lë më të varfrin dhe më të prekurin në botë në rrezik,” tha kreu i OBSH , ndërsa shtoi se mund të jetë vetë-shkatërrues.

"Shumë vende kanë blerë më shumë vaksina sesa nevojiten. Tani përballemi me rrezikun e vërtetë që edhe kur vaksinat u sjellin shpresë atyre në vendet e pasura, shumë në botë mund të lihen pas,” shtoi Tedros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat