4 hipopotamët e Pablo Escobar janë tashmë 100 në Kolumbi dhe duhet të eliminohen

Bota

4 hipopotamët e Pablo Escobar janë tashmë 100 në Kolumbi dhe duhet të eliminohen

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:10
Foto

Përveç vrasjeve, pengmarrjeve e trafikut të drogës, super-krimineli kolumbian Pablo Escobar ishte dhe autor i prezantimit për herë të parë të hipopotamëve në Amerikën Latine. Ata janë tashme një prej problemeve kryesore ekologjike te vendit.

Të njohurit ndryshe si “hipopotamët e kokainës”, gjitarët gjigandë, shkaktarë të shumë vdekjeve njerëzore, u importuan ilegalisht në vend në fund të viteve 1980-të nga Escobar, i cili nuk e kishte idenë se ata po shumohen tashmë si të çmendur duke u kthyer në kërcënim.

Escobar u vra në 1993 dhe qeveria kolumbiane mori në kontroll pronën e tij gjigande, duke përfshirë dhe kopshtin zoologjik personal. Shumica e kafshëve u larguan nga autoritetet, por katër hipopotamët e tij, një mashkull e tre femra, arritën të largoheshin pasi ishin lënë të lirë në një pellg.

Hipopotamët janë nga kafshët që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve të njeriut me shtypjen e këmbëve të tyre, dhe numri i tyre në Kolumbi tashmë llogaritet në rreth 100.

Studiuesit vendas thonë se numri i tyre mund të arrijë në 1000 në 10-15 vitet e ardhshme, cka do te ishte me pasoja të pakthyeshme për mjedisin.

“Askujt nuk i pëlqen të vrasë një hipopotam, por nuk kemi asnjë strategji tjetër që do të funksionojë,” thotë ekologu vendas Nataly Castelblanco-Martínez.

Në Afrikë këto kafshe konkurrojnë për ujin e pakët dhe janë të kërcënuar nga sëmundjet, por në Kolumbi ato kanë gjetur parajsën, prej ujit të bollshëm të reshjeve, ushqimit të mirë vegjetarian dhe mungesës së predatorëve. Studiuesit thonë se këto faktorë kanë nxitur fertilitetin e tyre.

Hipopotamët peshojnë rreth 1300 kg dhe ushqehen me bimësi. Por ata janë ndotës të burimeve ujore me jashtëqitjen dhe urinën e tyre toksike.

Hipopotamët vrasin rreth 500 njerëz në vit me shkeljet e tyre në të gjithë botën, duke i bërë ata një nga 10 kafshët më vrasëse.

Megjithse jashtëqitja e tyre ka pasur dobi në disa ekosisteme të Afrikës, në Amerikën Latine ka shkaktuar shpërthim të algave, rënie të oksigjenit në ujë dhe rrjedhimisht vdekje të peshqve.

Të gjitha këto do të ishin evituar sikur mëshkulli i vetëm do të ishte kastruar prej fillimit. Ende nuk eshte vendosur për mënyrën e zgjidhjes së problemit tjetër të shkaktuar nga ‘hoby’ e super-trafikantit të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat