Burri u gjobit nga shteti, sepse e theu rregulloren e vetë-izolimit kur u kidnapua nga mbledhësit e borxheve

Bota

Burri u gjobit nga shteti, sepse e theu rregulloren e vetë-izolimit kur u kidnapua nga mbledhësit e borxheve

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:36
Burri u gjobit nga shteti, sepse e theu rregulloren e vetë-izolimit

Autoritetet i hoqën gjobën pasi u vërtetua historia e tij.

Një burrë nga Tajvani është penalizuar për thyerjen e rregullores për vetë-izolim, mirëpo shteti i hoqi gjobën pasi u vërtetua se ai kishte qenë i kidnapuar.

Burri, me mbiemrin Chen, ishte kthyer nga Hong Kongu dhe filloi vetë-izolimin për 14 ditë që ishte i detyrueshëm, në shtëpinë e një mikut të vetë.

Të nesërmen, disa burra që u identifikuan si mbledhës të borxheve arritën në shtëpinë e tij dhe e morrën Chen duke menduar se ishte pronari i shtëpisë, që kishte një borxh në para tek ta.

Burrat e sulmuan Chen, e rrëmbyen dhe e dërguan në shtëpinë e tij për të marrë paratë që ishin borxh. Ai më pas u kthye në shtëpinë ku kishte pasur të vetë-izolohej.

Nuk është e qartë se si policia u informua rreth largimit të tij, por Tajvani përdor sistem elektronik të monitorimit përmes sinjaleve të telefonit.

Chen u arrestua dhe u dënua me një gjobë prej 100 mijë dollarësh tajvanez, që janë përafërsisht  3 mijë euro.

Ai shpejgoi rastin e tij në ministri të drejtësisë, dhe pasi u hetua rasti dhe u konfirmua historia e tij, dënimi u anulua.

Folësi i agjencisë së përforcimeve administrative Hu Tianci, tha se dënimi u anulua sepse ai nuk e theu rregulloren si pasojë e papërgjegjësisë ose qëllimit të keq, por ishte i detyruar.

Kjo është hera e parë që një gjobë e lëshuar në lidhje me rregulloren e karantinës është anuluar në Tajvan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat