Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

Bota

Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës, Magnus Heunicke, njoftoi se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit.

Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në media sociale, Heunicke tha se në vend në kohën e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja të COVID-19, duke njoftuar se në Danimarkë deri më tani janë hasur 31 lloje të ndryshme të COVID-19.

Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të COVID-19, prej tyre edhe B117, një lloj që ka pësuar mutacion.

Dhe përhapet më shpejtë e që u shfaq në Angli, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat