E kapi të dashurin tek e tradhtonte përmes FitBit – Ora tregoi se ai kishte djegur 500 kalori në 2 të mëngjesit!

Bota

E kapi të dashurin tek e tradhtonte përmes FitBit – Ora tregoi se ai kishte djegur 500 kalori në 2 të mëngjesit!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:44
Foto Ilustrim

Nadia Essex, është një këshilluese e lidhjeve, dhe ajo tha se morri lajmërime nga FitBit i saj, sepse ajo dhe i dashuri i kanë sinkronizuar.

Nadia Essex ka treguar në TikTok mënyrën befasuese se si ajo e zbuloi të dashurin tek e tradhtonte.

Nadia është këshilltare e lidhjeve në një shfaqje televizive, dhe sa i përket lidhjeve ajo është mjaftë e zonja për të mbajtur një lidhje të mirëfilltë, por mesa duket, sado e zonja që të jesh, nuk mund të ndryshosh natyrën e lig të dikujt.

Ajo në një klip ka treguar se si e kapi të dashurin e saj tek e tradhtonte.

Ajo me të dashurin e vet kishin orët FitBit (të cilat masin numrin e kalorive të humbura dhe aktivitetin fizik) të sinkronizuara mes vete, pra ata merrnin lajmërime rreth aktivitetit të njëri-tjetrit.

Mirëpo një mëngjes, pasi i dashuri i saj kishte dalë me miq natën para, ajo u zgjua që t’i përgatis mëngjes të dashurit të vet, dhe i erdhi një lajmërim nga FitBit i saj.

Në lajmërim thoshte se i dashuri i saj kishte djegur 500 kalori natën paraprake nga 2 deri në 3 të mëngjesit.

Nadia tha në klip se ishte aq e nevrikosur dhe nuk mundi të përmbante inatin, sa vendosi të ia fus mëngjesin të dashurit aty ku dielli nuk shkëlqen.

Komentet ishin mjaftë përkrahëse për atë, sepse ajo ishte treguar shumë e zgjuar, dhe disa edhe bënë shaka se kjo histori i ka bindur që të blejnë një FitBit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat